Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Në Vlorë është kultivuar sasi e madhe Kanabisi

0
110

Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh në “ABC” se sasia e madhe e kanabisit që është kultivuar këtë vit do të përdoret për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021, në 25 prill.

Ndryshe nga herët e tjera, Hoxha thotë se kanabisi këtë vit nuk është denoncuar as nga opozita duke ngritur pikëpyetje për arsyen.

Më vjen mirë që të konstatoj faktin që ne si televizion kemi qenë numër një gjatë këtij viti, për të mos thënë i vetëm që kemi denoncuar problemin me kanabizimin e Shqipërisë.

Televizionit dhe mua kanë ardhur vendime dhe urdhra për të sekuestruar foto dhe video ku denoncojmë kanabisin, më vonë prokuroritë më kanë kërkuar që të dëshmoj, kam qenë në Berat, Vlorë, por edhe kam dy prokurori të tjerë.

Unë denoncoj fenomenin që nga maji dhe tani nuk është normale t’i kërkosh një gazetari…seanca e pyetjeve ka zgjatur 2-3 orë. Ky reagim duhet të ndodhte kur kanabisi ndodhej në parcelë. Tani vijmë në Mal të Zi, shembujt e javëve të fundit kanë dëshmuar atë që kemi denoncuar.

Kjo sasi që është mbjellë sivjet në Shqipëri do të përdoret në zgjedhjet e vitit të ardhshëm,” deklaroi ai.

Por cfarë po ndodh tani? “Zona mes Dukatit dhe Tërbaçit, toka dhe sasia është rimbjellë, është bimë tre mujorshe, kultivimi është bërë në gusht një gjë e pazakontë’ tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here