Kryemadhi pa maskë, gjysma e komisariatit të Durrësit për t’i vënë gjobë…

0
169

Teksa Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me banorë të Durrësit të prekur nga tërmeti, ajo është rrethuar nga një numër shumë i madh policësh, që i kërkojnë të vendosë maskën anti-Covid.

Kryemadhi ka refuzuar ta mbajë maskën që në krye. Policia i ka marrë të dhënat dhe ka proceduar për gjobën.

E gjendur në mes të banorëve, kryetarja e LSI u është drejtuar atyre të mos shqetësohen se me 25 prill, shqiptarët do t’i vendosin Edi Ramës një gjobë që ai nuk do ta përballojë dot.

“Do tja çjerrim maskën me 25 prill”, u shpreh Kryemadhi.

Gjatë bisedës me banorët, ka dalë se ata janë ende shumë larg banesës së re. Banorët kanë denoncuar mungesën e vemendjes nga qeveria.

Ne fleten e gjobes, Kryemadhi ka shkruar: Edi Rames do ja çjerrim masken me 25 prill.

Kjo është hera e dytë që gjobitet për mosmbajtjen e maskës kryetarja e LSi Monika Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here