Covid në Kosovë/ Prishtina drejt karantinës…

0
110

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të takohet sot me Komitetit për Vlerësim për të marrë masa të reja për situatën e pandemisë në Kosovë.

Opsioni kryesor është futja e Prishtinës në izolim në dy ditët e fundjavës. Ky opsion do të diskutohet sot dhe pritet që të miratohet pas shifrave alarmante që kanë dalë dje në kryeqytet, gjithsej 286 raste.

Sot do të miratohen edhe një varg masash të reja kufizuese pasi që dje është regjistruar numri më i madh i të prekurve me Covid19, gjithsej 546 raste të reja.

Në rast se shifrat e të prekurve do të rriten, në javën e ardhshme priten kufizime të mëdha dhe masa të rrepta, të ngjashme me masat që i kanë marrë shumë shtete evropiane të cilat po përballen me numër të madh të të prekurve nga Covid19.

indeksonline

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here