LIVE/ Biden-Trump, gara e ngushtë për President. Shtetet që do vendosin fituesin

0
179

Donald Trump dhe Joe Biden u duhen 270 vota nga Kolegji Zgjedhor për t’u zgjedhur president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se është duke i fituar zgjedhjet presidenciale, por të tjerët po përpiqen t’i vjedhin ato. “Jemi shumë përpara, por po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Nuk do t’i lejojmë ta bëjnë këtë. Votat nuk mund të hidhen pasi janë mbyllur qendrat e votimit”, shkroi presidenti në Twitter.

Kandidati demokrat, Joe Biden, tha se ishte optimist për rezultatin e zgjedhjeve. Në një fjalim të shkurtër në shtetin e Delauer, Biden tha se kishte besim që në fund do të dilte fitimtar. “E dinim që do të ishte rrugë e gjatë, ndoshta do të zgjasë më shumë. Por ndihemi mirë. Besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet. Duhet të jemi të duruar deri sa të numërohet çdo votë.”

Ndërkohë janë disa shtete që ende është vështirë të përcaktohet fituesi do të jenë Pensilvania, Miçigani, Uiskonsini.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here