Shehu: Shëndetësia në kolaps, të liberalizohen testimet!

0
92

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu teksa thotë se shëndetësia është në kolaps, nënvizon se qeveria duhet të liberalizojë testimet. ”Të përdoren të gjitha kapacitetet e vendit për tesimet. Në BE janë mobilizuar edhe ato veterinarike e farmacitë sipas llojeve. Në bazë të të dhënave aktuale, duhen realizuar reth 5000 teste PCR në 24 orë nën metodike gratis, të organizuara në të gjithë territorin, sa më afër popullësisë nga struktura publike apo jo publike të subvencionuara. Mjeku i familjes e pediatri të jenë determinues. Të fillojnë edhe testimet PCR të shpejta”,-shkruan Shehu në facebook.

Postimi i plotë: 

Deshtimi i testimeve, ne themel te deshtimit te pergjithshem! Shqiperia mbas muajsh epidemi, direktivash te OBSh e BE, kerkesave te specialisteve, ngel vendi me numrin dhe llojshmerine e testimeve me te vogel ne Kontinent:

–Per ato PCR, te cilat mbeten te pa zevendesueshme per masat epidemiologjike, diagnostikimin, trajtimin, konfirmim sherimi, etj, dhe qe OBSH i referohet kur kembengul: test, test, test, identifikim, izolim, mjekim.
–Per ato serologjike, te rendesishme per te dhena imunologjike individuale a masive orientuese per sot e te ardhmen.

I gjithe ky deshtim lidhet me veprime apo mos veprime te kesaj Qeverie:

1-Hermetizimin e testimeve PCR ne nje laborator ne IShP nga frika e transparences, qe sot me gjithe QSUT nuk kalon 800 ne dite, duke na kthyer ne “Delen e Zeze” per numrin dhe aksesin e popullesise.
2-Bllokimin e gjate talebanesk te te gjithe kapaciteteve laboratorike ne vend ndaj te gjitha llojeve te testimeve, gje qe krijoi pasoja afat gjate.
3-Mos liberalizimi i te gjitha llojeve te testimeve, perfshi dhe serologjiket nga Kromatografike, qofte dhe si orientuese keto etj.

Ne keto kushte me konseguenca te renda per shendetin e jeten e qytetareve, per ekonomine e kolapsin e sistemit shendetesor, duhet te gjithsesi:
a) Te liberalizohen testimet.
b) Te perdoren te gjitha kapacitetet e vendit per tesimet. Ne BE jane mobilizuar edhe ato veterinarike e farmacite sipas llojeve.
c) Ne baze te te dhenave aktuale duhen realizuar reth 5000 teste PCR ne 24 ore nen metodike gratis, te organizuara ne te gjithe territorin, sa me afer popullesise nga struktura publike apo jo publike te subvencionuara. Mjeku i familjes e pediatri te jene determinues.
d) Te fillojne edhe testimet PCR te shpejta.
e) Testimet serologjike, qe jane orientuese te realizohen kudo.
f) Te perdoren edhe testimet imunologjike te shpejta me material virusal si te dhena orientuese.
Por do te ishte tjeter gabim fatal strategjia qe aludon Ministria keto dite, qe keto dy te fundit te zevendesojne testet PCR. Kjo perqasje aktualisht rekomandohet “nga e keqja” vetem per vendet e prapambetura, pa kapacitete.
Ne jemi ne Europe!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here