Hasa: Gjobat nuk janë zgjidhje për krizën. Në Elbasan mungojnë tamponët dhe rastet e reja nuk gjurmohen

0
146

Ish-deputeti i PD-së Endri Hasa ka reaguar në Facebook,për situatën me të cilën po përballet vendi në kohën e Covid-19.

Sipas ish-deputetit numri i gjobave ditore  nuk është zgjidhja e duhur, por investimi për të përballuar pandeminë.

Hasa deklaron se qyteti që ai përfaqsonte në parlament, është një ndër vatrat kryesore të virusit dhe masat e marra nga Qeveria nuk janë të duhurat. Ish-ligjvënësi thekson se në Elbasan mungojnë tamponët dhe rastet e reja positive nuk gjurmohen.

Postimi i Endri Hasa:

“600, 700, 1000 qytetarë janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës.”

Kjo fjali që përsëritet çdo ditë nga qeveria në ikje është e vetmja arritje e saj, por gjobat kundër qytetarëve nuk janë zgjidhja. Për të përballuar pandeminë duhen investuar para.

Çdo ditë po bëhet më keq, jo për fajin e qytetarëve, por për fajin e qeverisë.

Elbasani është një nga vatrat më të nxehta të COVID-it, por masat janë pothuajse inekzistente.

• Nuk ka tampon për të kryer testime.

• Nuk ndiqet zinxhiri i infektimeve.

• Përgjigjet vijnë shumë vonë, kur sëmundja ka përparuar, duke vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve.

Të paktën, paratë e gjobave për maskat të mos i harxhojnë për të paguar incineratorët apo për zyra luksoze, por të blejnë tamponë, që të mos lënë njerëzit në mëshirë të COVID-it.’

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here