Basha me studentët: Shqipëria nuk bën testime as sa Kosova, inbox-i im plot me mesazhe…

0
116

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, takoi sot studentët që po protestojnë për mbylljen e universitetit dhe faktin se për këtë u njoftuan kur ata kishin ardhur në Tiranë dhe kishin vënë në vijë gjithçka.

Një nga studentet tha se ajo e mori lajmin për studimet online kur kishte mbërritur, kishte kryer pagesën e plotë në konvikte, ishin përgatitur  dhe madje kishte gjetur edhe një punë. Por tashmë duhet të dinë se çfarë do të bëjnë, pasi ngelëm mes katër rrugëve me mbylljen e konvikteve.

Basha tha: Jam pak i surprizuar në kuptimin pozitiv, sepse më thanë se një grup studentësh të mjekësisë, nga 12, është një grup kaq I madh që jeni mbledhur këtu së bashku. Falemnderit që keni respektuar distancat dhe keni vënë maskat të gjithë, sepse kemi një përgjegjësi të madhe të gjtihë, veçanërisht ndaj moshës së tretë dhe atyre që nuk gëzojnë shëndet të plotë.

U bë një muaj e gjysëm që nuk i kam parë prindërit. Më merr malli, por e bëj për t’i ruajtur. Para tre ditësh im atë kishte ditëlindjen dhe …”

Në vijim, Basha vuri në dukje një fakt: “Ndryshe nga Kosova, këtu në Shqipëri nuk ka testime. Më është mbushur Inbox me mesazhe nga njerëzit që duhet të presin me ditë të tëra për t’u testuar, le më pastaj për ata që rrethojnë, bashkëshorten, prindërit…

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here