Bylykbashi: Nëse Venecia vendos kundër, Kuvendi do duhet të votojë ndryshimin e Kodit Zgjedhor

0
101

Ish-deputeti i Pd-s ë Oerd Bylykbashi thotë se ndryshe nga ç’pretendon kryeministri Edi Rama, nëse Opinioni i Venecias rekomandon ndryshimin e ligjit zgjedhor, ky është rasti kur ai mund të ndryshojë deri më 17 shkurt, “kur nis regjistrimi i partive, koalicionet dhe kandidatët”.
Megjithatë, Bylykbashi tha se opozita po merr çdo masë për maksimalizimin e votës. Duke krahasuar me veprimet e demokratëve në qeveri në raport me kërkesat e Komisionit Europian, Bylykbashi thotë se Rama po pengon edhe një herë tjetër integrimin e vendit. Pas marrëveshjes së 5 Qershorit që adreson rekomandimet e ODIHR, mazhoranca socialiste ndërmori me opozitën në Kuvend ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor për lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore me listë unike e jo të përbërë si deri më sot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here