“Pandemia jashtë kontrollit”, ish-drejtori i ISHP deklaratë të fortë: Po fshihet e vërteta, të nisin hetimet

0
99

Ish-drejtori i ISHP, Besnik Jakaj, akuzoi qeverinë dhe Ministrinë e Shëdetësisë për fshehje të situatës reale të pandemisë në Shqipëri, duke kërkuar të nisin hetimet për këtë situatë. Jakaj gjithashtu shprehet se Ministria e Shëndetësisë është e vonuar me hapat për menaxhimin e pandemisë.

Gjendja në spitalet Covid por edhe numri i të prekurve me Covid në 24 orë, për ekspertët e shëndetësisë tregon që situata pandemike në vend nuk po menaxhohet siç duhet.

Ish-drejtuesi i ISHP-së, Besnik Jakaj,  thotë se qeveria dhe strukturat shëndetësore kanë mbetur vetëm në fazë premtimesh sa u përket masave anti-Covid.

“Jemi drejt kolapsit të sistemit spitalor. Prej ditësh nuk ka vende për tu hospitalizuar asnjë qytetar i infektuar në spitalet Covid 1 dhe 2. Duhet të vdesë një qytetar që të hyjë një tjetër.Do të shtojmë epidemiologët thotë Ministria, epidemiologët nuk prodhohen në pulari, duan minimalisht 10 vjet shkollë.”

Lidhur me njoftimin se shumë shpejt në vendin tonë do të aplikohen testet e shpejta, Jakaj thotë se ky hap është shumë i vonuar.

“Duhet të ishte bërë me kohë, duhen testet e shpejta për spitale. Çdo i sëmurë që shkon të hospitalizohet për sëmundje të tjera si fillim duhet ti bëhet testi për Sars Cov2 në mënyrë që të mos infektojë personelin shëndetësor dhe pacientët e tjerë”.

Prej tij nuk kanë munguar as akuzat për qeverinë për fshehje të  gjendjes reale të pandemisë, duke kërkuar të nisin hetimet.

“I bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK të nisin një hetim pasi nuk po bëhet trasnparencë me jetën dhe vdekjen e qytetarëve shqiptarë, të vdekurit jo vetëm që nuk po deklarohen në kohë, por shifrat janë të ndryshme”.

Ai gjithashtu denoncon edhe rastet e infektimeve në ambientet e spitaleve dhe mes radhëve të bluzave të bardha, duke u shprehur se në këtë mënyrë është rrezikuar jeta e pacientëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here