Milo: Si na përdori Rama dhe pastaj na hëngri si peshkaqen!

0
121

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, mbrëmë në emisionin “Opinion”, duke folur për rolin e partive të vogla pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe se çfarë do të ndodh me ato pas votimit të kodit të ri Zgjedhor, mes të tjerave tregoi edhe për mënyrën se si Edi Rama i trajton aleatët.

Milo deklaroi se Edi Rama dhe PS i përdori aleatët e vegjël pastaj si peshkaqeni peshlune e vogël i hëngrën. Ndërsa tani, i ka fshirë fare nga llogaritë elektorale.

“Pse tani po e bën PS këtë që bën. Sepse s’ka më parti të majtë, edhe unë mezi po mbahem, me shpirt në dhëmbë, po mbahem… 

Po të ishte ai sistem që kishim deri në 2008-n, unë do të vazhdoja të isha edhe këto 3 legjislatura, deputetë… Peshkaqenët e politikës, jo peshku…na hëngrën”, deklaroi Milo mes të tjerave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here