Tjetër favor për landfillet, shteti merr përsipër burimet financiare dhe aftësitë teknike për projektet e privatit

0
136

Në kulmin e debatit për landfillet dhe incineratorët qeveria vendos të krijojë lehtësira për projekte të reja. Kështu nëse një kompani nuk ka aftësi financiare dhe teknike, është shteti që i merr përsipër në përgatitjen e planit

Pavarësisht përplasjeve me opozitën për incineratorët, qeveria ka vendosur të krijojë lehtësira për kompanitë që aktualisht kanë një venddepozitim të mbetjeve ose landfill.

Në mbledhjen e fundit është ndryshuar VKM që përcakton kriteret për miratimin e landfillit, duke e shtyrë deri në fund të vitin 2022 mundësinë e përgatitjes së planit të përmirësimit të venddepozitimit, edhe në rastet kur nuk ka leje mjedisi.

Një tjetër lehtësi është dhe mbi mundësitë financiare. Sipas ndryshimeve në nenin 25 shtohet një tjetër pikë ku shteti merr përsipër gjetjen e burimeve të të ardhurave dhe madje aftësisë teknike.

“Në rast se operatorët e një venddepozitimi ekzistues nuk kanë burimet financiare ose aftësitë teknike për të përgatitur planin e përmirësimit të venddepozitimit me kërkesën e operatorit të vendepozitimit, plani i përmirësimit të venddepozitimit dhe rehabilitimi mund të kryhen nga ministria përgjegjëse për mjedisi.”

Ky plan më pasi miratohet nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dërgohet për shqyrtim në Komitetin Ndërministror për Mbetjet i cili vendos për masat që duhen marrë dhe periudhën e nevojshme për zbatimin e tyre.

Në qershor të vitit 2018 kjo periudhë ishte përcaktuar të përfundonte në 31 dhjetor të këtij viti, ndërsa në vendimin e datës 28 tetor është shtyrë deri në 31 dhjetor të 2024./Oranews.tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here