Artan Hoxha ndan lajmin tronditës për të gjithë: Një mëngjes i trishtë. Ata nuk do të kthehen më të gjallë…

0
121

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale lidhur me tragjedinë që ndodhi mbrëmë në një minierë në Peshkopi ku tre punëtorë humbën jetën. Hoxha e ka quajtur këtë mëngjes tës trishtë, teksa u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave. “Tani, per 3 dite do flitet per kushtet skandaloze në miniera, për pronaret dhe oligarket, qe pasurohen me thesaret e nentokes shqiptare, për agjensite shteterore qe duhet kontrollojne kushtet e punes por qe nuk e bejne kurre detyren… Pas 3 ditesh, gjithçka do te harrohet si gjithnje në kete vend”, shkruan ndër të tjera gazetari.

Postimi i Hoxhës

Miremengjes SHQIPERI…

Nje mengjes i trishte, i nisur me fatkeqesi.

Tre shqiptare, nga ata me te miret, punetore kokeulur, qe pavarsisht veshtiresive dhe kushteve mizerabel te punes, vazhdonin te futeshin çdo dite në thellesite e nentokes shqiptare, për të mbajtur gjalle, me djerse dhe pune te ndershme, familjet e tyre.

Tre burra, qe nuk do te kthehen me te gjalle prane familjeve te tyre, do ti mungojne ketij vendi te zhytur në deshperim.

Lamtumire inxhinierit 64 vjeçar Ismail Hoxha, banues në Peshkopi dhe 2 punëtorëve, Fatos Çesku 55 vjeç e Ruzhdi Rushitit 33 vjeç, banues në Bulqizë.

Ngushellime familjeve, për fatkeqesine qe u ra persiper.

Zoti u dhente kurajo, qe ta perballojne kete dhimbje kaq te madhe…

Tani, per 3 dite do flitet per kushtet skandaloze në miniera, për pronaret dhe oligarket, qe pasurohen me thesaret e nentokes shqiptare, për agjensite shteterore qe duhet kontrollojne kushtet e punes por qe nuk e bejne kurre detyren…

Pas 3 ditesh, gjithçka do te harrohet si gjithnje në kete vend.

Per t’u kujtuar serish, kur te ndodh tragjedia e radhes…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here