Gratë grevistë: Duam 13 pagat e prapambetura, deputetet të vijnë të na shohin…

0
120

Greva e grave të naftëtarëve vijon prej 13 ditësh. Gazetari Ervis Kuçaj raportoi për “BalkanWeb” se gratë greviste nuk pranojnë të dalin nga greva, teksa kërkojnë 13 pagat e prapambetura. Ato i bënë thirrje deputeteve të vijnë t’i shohin.

“Zëri ynë nuk po dëgjohet. Përditë ndihemi edhe më të dobëta. Nuk e dimë çfarë presin që të na japin një zgjidhje. Nuk dalim që këtu. Do të rrimë deri në vdekje. Fëmijët i kemi lënë në shtëpi e na shikojnë vetëm në televizor. Zoti kryeministër çfarë kërkojnë këto nëna këtu, vetëm 13 paga të prapambetura të fituara me gjyq, bukën e gojës dhe gjallërimin e qytetit.
Thirrje grave të parlamentit: ejani të shikoni nënat mallakastriote në çfarë gjendje janë, a keni ndjesi nëne? Nuk jemi gra për show, luftojmë për bukën e fëmijëve. Zoti kryeministër, jepi zgjidhje këtyre grave. Vërtetë thotë është privat me privat por ai është rregullator. Të kthehet në qeveri humaniste për nënat”, deklaroi Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here