Basha: Pacientët me Covid s’kanë ku të përplasen, njerëzit po marrin borxhe për t’u kuruar…

0
85

Në një konferencë për gazetarët, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se vala e dytë e pandemisë e gjeti qeverinë të papërgatitur. Sipas Bashës, shumë pacientë nuk marrin shërbimin e nevojshëm mjekësor dhe detyrohen të paguajnë 600 mijë lekë për kurim.

”Numri i testimeve vijon të mbetet më i ulëti në Europë. Pacienti me simptoma ka pritur për 6 ditë për të bërë tamponin. Pas 6 ditësh është evidentuar se mushkëritë ishin dëmtuar. Njerëzit po marrin borxhe për t’u kuruar. Shumica e kanë të pamundur për të paguar çmimin minimal për kurimin, që është 600 mijë lekë në muaj. Kjo situatë nuk është e re. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë, asnjë plan serioz për t’u përballur. Vala e dytë e gjen Edi Ramën dhe kabinetin e tij të papërgatitur”,-tha Basha.

Kreu i PD-së tha se pacientët me COVID-19 nuk kanë ku të përplasen pasi refuzohen nga sistemi shëndetësor, duke sjellë rastin e babait të një gazetari, i cili kishte pritur 6 ditë me simptoma para se t’i bënin tamponin.

‘Unë kam marrë shumë mesazhe. Pacientët e sëmurë me COVID tani nuk kanë ku të përplasen. Sot në mëngjes e vetmja përgjigje për këtë krizë ishte një tjetër paradë e kryeministrit në një pavijon.

Informacionet e fundjavës kanë treguar për të sëmurë me COVID që nuk iu është përgjigjur urgjenca dhe kur është përgjigjur i kanë drejtuar në spitale pa asnjë mbrojtje nga COVID. Jam personalisht në dijeni të rasteve me COVID të refuzuar nga sistemi shëndetësor.

Nëse plani ynë me 5 pika do ishte vënë në veprim 4 javë më parë do kishim funksionalë kapacitetet të vërteta dhe do kishim mundësira që mjekësia shqiptare të përballonin dhe fluksin e të sëmurëve të tjerë. Numri i testimeve më i ulëti në Evropë.

Pacientëve u duhet të presin shumë ditë për të bërë tamponin. Babai i një kolegut tuaj ka pritur 6 ditë me simptoma për të bërë tamponin. Kur ka shkuar në spital ka pasur 75 % të pulmoneve të prekur’, deklaroi Basha.

Kreu i PD tha më tej se shumica dërrmuese e qytetarëve nuk mund ta përballojnë koston e paketës së trajtimit me paratë e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here