Berisha ‘plas’ akuzat e forta: SPAK liroi Bajrët, reforma e dështuar në drejtësi ka kushtuar gjysmë miliard euro

0
108

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar ne Syri Tv e quajti të dështuar reformën në drejtësi, ndërsa tha se SPAK është ngritur për të mbrojtur PS-në dhe eksponentët e kësaj partie.

“Nuk ka prokuror në botë që të thotë se Bajrët nuk janë grup i organizuar kriminal. I pari njeri që e thotë këtë gjë, që i liron ata, është prokurori i SPAK dhe vetë SPAK-u. Sepse vepron mbi urdhra partiakë, i bindet urdhrit të Edi Ramës.

Bajrët kanë filluar që tani terrorin në Shkodër. Ata po vendosin edhe njëherë darën e krimit në qytet.

“Reforma po shkon në gjysmë miliardë euro nga partnerët perëndimorë, por njohja e dështimit, të gabosh është humane, pr mosnjohja e dështimit dhe gabimit, ajo thellon shumë më tepër.

Kjo reformë u projektua kryekëput nga Sorosi dhe opozita u kyç në këtë reformë, gjersa arriti me shumë mundime të mbrojë standardet ndërkombëtare të drejtësisë, të cilat u përmbysën të gjitha në ligje organike,” tha Berisha.

Sipas tij, një grup të urtësh, ekspertësh nga jashtë duhet të vijë të vlerësojë se çfarë prodhoi kjo reformë.

“Përndryshe, në mënyrë absolute, do të shkojë ajo që kam deklaruar, drejt një paralize të plotë. Ata që tentuan të shohin veprimin, tani po shohin paralizën.

“Te SPAK si një institucion që u ngrit në kundërshtim me Kushtetutën, dhe u përzgjodh në mënyrë antikushtetuese nga kunat-KLP-ja, unë nuk mund të kem asnjë besim.

Unë kam të dhëna sipas të cilëve SPAK është ngritur me kushtin e vetëm që të mos mendojë ndonëherë për të hetuar eksponentë të qeverisë apo PS-së, gjë të cilën e ka faktuar në mënyrë perfekte deri më tani,” tha Berisha.

“Shqiptarëve u paguajnë këtyre mamuthëve të korrupsionit, me në krye Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn, Ter Kokën e Arben Malavitën për një ton pleh nga mundi, taksat dhe djersa e tyre, gjashtë herë më shumë sesa taksapaguesit gjermanë.

Këtu hyn edhe falsifikimi i faturave, pasi shqiptarët konsumojnë dy herë më pak se gjermanët dhe italianët. Por sipas aferave, shqiptarët prodhojnë tre-katër herë më shumë plehra se kombet e tjera. Fatura fryhet nga mafia e tmerrshme kanceroze e plehrave,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here