Atentati në Vlorë ndaj nipit të biznesmenit/ Ja dy pistat ku po hetohet…

0
125

Të tjera detaje vijnë nga ngjarja e mbrëmjes së kaluar ku një 27-vjeçar nga Vlora, u qëllua me armë zjarri, por për fat të mirë nuk pati dëmtime.

Burime krobëjnë të ditur se 27-vjeçari është identifikuar si Marjo Ferraj dhe mësohet se është nipi i një ndërtuesi në Vlorë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autorët kanë pritur të riun kur ai ka dalë nga shtëpia.

Më pas, sapo ai është futur në makinë, drejt tij është afruar një tjetër mjet me dy persona, të cilët kanë qëlluar në drejtim të 27-vjeçarit.

Policia lokale e Vlorës thotë se distanca e vogël nga u qëllua tregon se autorët nuk kanë pasur për qëllim vrasjen e të riut por vetëm ta trembin atë.

Mësohet se një nga pistat e policisë është ajo e ndonjë borxhi të mundshëm dhe ajo e ndonjë kònflikti mes të rinjsh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here