“Nuk ka hajdut 2 metra”/ Meço ironizon Ramën: Shtatlartësia ime, në përpjestim të zhdrejtë me vjedhjen

0
111

“Ke parë ndonjëherë hajdut 2 metra ti? Ke parë të kapet ndonjë hajdut 2 metra? Nuk ka, ta harrosh”.

Kjo ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama në “Opinion”, e cila u komentua shumë, madje u bë edhe burim memesh në rrjetet sociale.

Me nota të forta humori dhe ironie, përmes një postimi në Facebook, gazetarja Sonila Meço dhe autorja e “Tempora” në RTV Ora, shprehet se, “me pak ponde në taka përjashtohem nga të supozuarit “hajdute”.

“Sepse jam modeste, ndaj nuk po shprehem mbi shtatlartësinë time dhe përpjestimin e zhdrejtë tashmë të vërtetuar me “vjedhjen” e parasë publike.

Për transparencë jam vërtet 180 cm, por më thuhet masivisht se ngjaj 2 metra e pak, ose…ose me pak ponde në taka përjashtohem nga të supozuarit “hajdute”, shkruan Meço në postimin e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here