“Mësoni turqisht me Fjalorin e Gjuhës së sotme Shqipe”/ Reagon shkrimtari Lazer Stani: Si e varrosën akademikët tanë gjuhën…

0
233

Një debat i kohëve të fundit ka hapur një nga plagët më të mëdha të gjuhës shqipe që lidhen me ndërkalljen e fjalëve turke në shqipe. Fakti shqetësues nuk është tek e folura, bisedore, por se dyndja e fjalëve turke është e reflektuar në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipër. Më ironi ky debat është e shoqëruar me një status të publikuar: Mësoni turqisht me fjalorin e gjuhës shqipe”. Kjo ka tërhequr vëmendjen e shkrimtarit Lazer Stani i cili ka reaguar në rrjetin e tij social, dhe nuk është herë e parë mbi këtë çështje, duke dhënë një opinion dhe disa shembuj ku është reflektuar turqishtja në fjalorin shqip

 

 

Një debat i kohëve të fundit ka hapur një nga plagët më të mëdha të gjuhës shqipe që lidhen me ndërkalljen e fjalëve turke në shqipe. Fakti shqetësues nuk është tek e folura, bisedore, por se dyndja e fjalëve turke është e reflektuar në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipër. Më ironi ky debat është e shoqëruar me një status të publikuar: Mësoni turqisht me fjalorin e gjuhës shqipe”. Kjo ka tërhequr vëmendjen e shkrimtarit Lazer Stani i cili ka reaguar në rrjetin e tij social, dhe nuk është herë e parë mbi këtë çështje, duke dhënë një opinion dhe disa shembuj ku është reflektuar turqishtja në fjalorin shqip.

“Një status i publikuar dje me titullin “Mësoni turqisht me Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe”, ngjalli shumë debate, pakënaqësi, mendime të kundërta. E respektoj mendimin e secilit, të drejtën për të mbrojtur dhe për të shprehur qëndrimet e veta, pikëpamjet e veta.

Unë jam shkrimtar, jo gjuhëtar. Çdo shkrimtar në këtë rrokulli, ka një lidhje emocionale me gjuhën në të cilën shkruan, një lidhje dashurie që nuk mbaron kurrë. Unë nuk kam asgjë me gjuhën turke, dhe as me ndonjë gjuhe tjetër, pasi çdo gjuhë e konsideroj pasuri të njerëzimit. Por si shkrimtar që shkruaj në gjuhën shqipe (nuk është zgjedhja ime, shqiptar kam lindur) e dua gjuhën time, më dhembin edhe sot e gjithë ditën vuajtjet e saj në histori, plagët e saj të dhunshme, shtrembërimet, masakrimet, ndotjet, njollosjet.”, shkruan Stani. Ndërkohë ai thotë se në rastin konkret, nuk merret me vlerat e fjalorit të gjuhës së sotme shqipe, pra botimi e tij më të fundit,  por e ka këtë shqetësim me kompetencën e njeriut që e shfleton çdo ditë, për shkak të zanatit të ushtruar, i shkrimtar e përkthyes. “Por kjo nuk me pengon, të shoh mangësitë që ka. E di se është një fjalor i hartuar në kushte të vështira, në kushtet e diktaturës dhe me metodologji marksiste çka ka bërë që fjalori, të këtë, veç mangësive të tjera, edhe një ngarkesë të zymtë ideologjike. Mendoj se këto tridhjetë vjet kanë qënë të mjaftueshme për t’i bërë një redaktim shkencor fjalorit, duke e çliruar atë nga ideologjia. Por në të gjitha botimet nuk e ka marrë kush mundimin ta bëjë këtë, të paktën në botimet që kam parë unë.

Së dyti, dhe kjo çeshtje jo më pak e rëndësishme, është përzënia nga fjalori i fjalëve të huaja të panevojshme, turqizma qofshin këto, apo të huajtura nga gjuhë të tjera, që janë futur si njolla në trupin e shqipes. Unë nuk besoj se ka gjuhëtar normal, që të thotë se janë të nevojshme në leksikun e shqipes fjalë të tilla, si aksham, sabah, haber, zullum dhe qindra e qindra fjalë të tjera të kësaj natyre, që janë përfshirë “pa doganë” në “Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe”. Shkakun nuk e di, por argument shkencor këtu nuk gjej.” Mëshuar mbi faktin se fjalorët nuk janë një punë  e kryer njëherë e përgjithmonë,  duke  e konsideruar si një libër të hapur që pasuroht çdo ditë, përtërihet, përkryhet, shkrimtari Lazer Stani sjell disa shembuj fjalësh ku turqishtja thuajse e ka dhunuar shqipen, e pasqyruar në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe. “Qëndrimi dogmatik ndaj një fjalori të hartuar në rrethana të caktuara historike, aspak të favorshme për shkencën dhe të vërtetën, nuk më duket qëndrim i arsyeshëm. Dhe as shkencor kurrsesi.”- mbyll fjalën e tij, duke drejtuar përgjegjësinë për këtë katrahurë akademikëve, sidomos këtyre të sotëm.

 

Meesoni turqisht me Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe

 

AKSHAM m. vjet.

  1. shih MBRËMJ/E,~A . U bë aksham. Hyri (ra) akshami. Në aksham me të ngrysur. Pas (para) akshamit.
  2. fet. Lutja e mbrëmjes, që bëhej nga myslimanët sipas dogmës fetare. Falnin (thërritnin) akshamin.

* Lule akshami bot. shih te LUL/E,~JA.

 

SABAH m. vjet.

Mëngjes. Herët në sabah. U ngrit që me sabah.

* Lule sabahu bot. Lule mëngjesi.

 

HABER m. bised.

Lajm; njoftim. Haber i mirë (i keq, i lig). Erdhi haberi. I solli haberin. Çoj (pres) haber. I jap (marr) haber. Bëj haber lajmëroj.

* S’ka haber për diçka ose nga diçka nuk di gjë fare për diçka, s’di ta bëjë fare një punë, nuk e njeh fare, s’merr erë. S’merr haber nuk kupton; s’merr vesh për çka i thua.

 

HABERMADH mb. bised. keq.

Që mëson lajme të ndryshme andej e këtej dhe i përhap ato, që i çon fjalët lart e poshtë.

 

HABERTAR mb.

  1. vjet. Që sillte një lajm, lajmëtar. Njeri habertar.
  2. bised. Që lajmëron diçka, që jep shenjën për diçka. Pushka habertare.
  3. si em. ~, ~I m. ~Ë, ~ËT vjet. Lajmëtar.

 

HABERZI mb. bised.

  1. Që sapo ka vdekur, që i ka dalë lajmi i zi i vdekjes.
  2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Ajo haberzeza. La pesë fëmijë haberziu.

 

KIAMET m. bised.

  1. Fatkeqësi e madhe, shkatërrim a mjerim i madh, katastrofë; kërdi, mynxyrë.

U bë kiameti.

  1. Shtrëngatë, furtunë; përmbytje; shi i madh. Ditë kiameti. Në këtë kiamet.
  2. fet. Mbarimi i botës (sipas dogmave fetare). Dita e kiametit.
  3. përd. ndajf. Shumë, krejt. I ngjan kiamet.

* Për kiamet

  1. a) shumë, me shumicë;
  2. b) aspak, në asnjë mënyrë. Bëri kiametin bëri zhurmë të madhe, u ankua me të madhe, bërtiti fort; bëri gjëmën. S’u bë kiameti! s’ka gjë, nuk është ndonjë gjë e madhe, s’prishet ndonjë punë e madhe. Pa kiametin me sy u llahtaris nga diçka e frikshme, nga një fatkeqësi e madhe etj.; u tremb shumë nga një rrezik a e keqe e madhe që iu kanos; vuajti shumë nga diçka.

 

ZULLUM m. bised.

  1. Dëm. I bëri kali zullum. Pagoi zullumin. Kumbullat e papjekura të bëjnë zullum.
  2. kryes. Të këqija, padrejtësi, mujshi (grabitje, shkatërrime etj.) që bën dikush, duke shpërdoruar fuqinë që ka e duke përdorur dhunën. Zullumet e xhandarëve.

Ka bërë shumë zullume. I ka shtuar zullumet. E teproi me zullume. Zullumi ka taksiratin afër. fj.u.

 

ZULLUMQAR mb. bised.

  1. Që bën zullume, dëmtues e shkatërrimtar; mujshar; dhunëbërës.
  2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Ka qenë zullumqar i madh.

 

Akşam – (turq.) mbremje

Sabah – (turq.) mengjes

Haber, (turq.) lajm, neës.

Zulüm (turq.) perndjekje, persekutim, shtypje, barbari, tirani

Kıyamet (turq.) apokalips

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here