Rriten shifrat/ 281 raste të reja me COVID-19 dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit…

0
111

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se nga 1276 testime, janë 281 raste të reja me koronavirus dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit.

Sipas MSH, janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
151 raste në Tiranë,
30 raste në Korçë,
18 raste në Fier,
14 raste në Elbasan,
12 raste në Pogradec,
7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë,
5 raste në Kavajë, Kamëz,
4 raste në Berat
3 në Devoll
2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik,
1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje ndërgjegjjes individuale të secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (18 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 281
Të shëruar ne 24 orë 70
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1,276

Testime totale 107,369
Raste pozitive 17,055
Raste të shëruara 10,071
Raste Aktive 6,533
Humbje jete 451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3281
Durrës 653
Shkodër 452
Fier 383
Korçë 397
Lezhë 338
Elbasan 279
Vlorë 233
Berat 191
Kukës 165
Dibër 84
Gjirokastër 77

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here