Shifrat tronditëse të inceneratorëve, 30 miliardë lekë, por asnjë nuk punon…

0
109

Publikohen shifrat tronditëse që ka marrë inceneratorët. Një natë më parë, kryeministri Rama mbrojti me projekte 3D miliardat e taksapaguesve shqiptarë të dhëna tek privati përmes koncensionit të inceneratorëve edhe pse asnjëri prej tyre aktualisht nuk punon.

Rama tha mbrëmë në “Opinion” se trajtimi i mbetjeve përmes incenerimit është pjesë e vizionit të Rilindjes për pastrimin e vendit, ndërsa faktet nga terrenin flasin ndryshe.

Por,e dhe pse asnjëri prej inceneratorëve nuk është vënë në punë, të tre ata, Elbasani, Fieri dhe Tirana kanë marrë “kokërr më kokërr” paratë nga buxheti i shtetit që prej vitit 2015.

Siç mëson albeu.com, qeveria shqiptare ka shlyer plotësisht koston e inceneatorit të Elbasanit, të dhënë ndaj kompanisë “Albtek Energy” duke i paguar një total prej rreth 3 miliard lekësh nga Buxheti i Shtetit.

Kështu, sipas të dhënave edhe të Thesarit të Shtetit, kompania që ka inceneratorin e Elbasanit, “Albtek Energy” ka marrë përgjatë periudhës 2015-2018 plot 46 pagesa nga arka e shtetit shqiptar me një shumë totale rreth 2 miliard e 114 milion lekë.

Po ashtu, e njëjta kompani ka marrë nga buxheti i shtetit edhe 873 milion lekë përgjatë periudhës 2019-2020 nëpërmjet 17 transaksioneve nga Thesari i Shtetit.

Në kontratë, kompania ka marrë përsipër të bëjë një investim rreth 21.6 milion euro në Elbasan, para që në fakt janë dhënë nga shqiptarët përmes taksave të tyre.

Me këtë shumë të paguar ndër vite, qeveria shqiptare ka shlyer kështu të gjithë inceneratorin e Elbasanit, i cili sipas kontratës duhet të trajtojë mbetjet e zonës duke prodhuar edhe energji.

Në fakt, inceneratori i Elbasanit nuk funksionon siç bëjnë me dije burime të Albeu.com.

Madje, ai është jo rentabël dhe kompania ka detyruar përmes kontratave edhe bashkitë e tjera të qarkut të Elbasanit që të dërgojnë me shpenzimet e tyre plehrat në këtë incenerator me qëllim sigurimin e lëndës së parë.

Duke mos qenë rentabël, autoritetet lokale nuk e marrin nën administrim inceneratorin pasi janë në dijeni të faktit se bëhet fjalë për një “patate të nxehtë”, e cila nëse mund t’i hapë punë me SPAK-un.

Ky i fundit ka nisur tashmë një hetim për inceneratorët.

Siç mëson albeu.com, krahas Elbasanit që është shlyer 100 për qind nga shteti shqiptar edhe pse nuk punon, buxheti ka paguar rreth 80 % të investimit të privatit për inceneratorin e Fierit dhe rreth 30% për Tiranën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here