‘Skenë e paparë’, Berisha: Edvin Hajdutit i ikën tepeleku, e di se do të dënohet 32 vjet burg!

0
100

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si “të paparë”, momentin kur kreu i qeverisë, Edi Rama, nuk arriti ta përmbante më veten në debatin e fortë që pati mbrëmjen e së enjtes në Opinion me disa gazetarë.

Postimi i plote:

“Skenë e paparë!

–  Nuk thuhet kot për të se godet ministra në mbledhje qeverie dhe në zyrë. Edvin Hajdutit i ikën tepeleku, i kapur mat nga mega-afera korruptive e tij prej 430 milionë euro e djegësave. Ai u vërsulet i tmerruar nga faktet, gazetarëve në studio, si brigand, duke shkelur çdo rregull etik, shëndetësor, nga tmerri dhe tërbimi. Kjo, sepse ai e di se ka kryer mega-vjedhje, për të cilën do të dënohet së paku 32 vjet burg!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here