Rama pranon se zgjedhjet brenda PS-së kanë qenë farsë! E thotë hapur se…

0
102

Kryeministri Edi Rama pranon se zgjedhjet brenda PS-së kanë qenë farse.

Në një dalje për median ku prezantoi platformën “Deputeti që duam” Rama ftoi të rinjtë të bëhen pjesë.

Pyetjes së gazetares: Si mund të integrohet një i ri në PS-së kur ka 8 vite pa u bërë zgjedhjet për kryetar PS-së

“PS fton të vijnë të bëhen pjesë e skuadrës, por jo të bëhen kryetar partie. PS nuk e ka këtë problem sot. Ne kemi një sistem si shumë parti. Nuk bëhen zgjedhje për kryetarin, nëse konfirmimi i lidershipit në popull është i mjaftueshëm.

Për çfarë duhen bërë farsat me kandidatura të sajuara, se me demek kemi zgjedhje për kryetarin pasi PS fiton zgjedhjet në popull.

Është farsë nuk ka asnjë vlerë. Ne menduam të heqim dorë nga farsa dhe hoqëm dorë.

Me gjithë respektin keni parë që kemi bërë dhe gara të tilla por nuk kanë qenë gara realisht, kanë qenë, bëj adetin, se kështu është shkruar në statut. Për cfarë duhet ta bëjmë? Eshtë e thjeshtë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here