Degjeneron debati/ Rama-Fevziut: Do të mund me 25 prill! Ti je lideri i vërtetë i PD-së në terren….

0
112

Kryeministri Edi Rama është përplasur mbrëmjen e sotme me gazetarin Blendi Fevziu për shkak të faljes së gjobave të cilat Fevziu i konsideroi elektorale.

Rama: Unë nevoja elektorale nuk kam. Sikur sot të ndaloj së bëri çdo gjë me 25 prill partinë tënde unë do ta mund.

Fevziu: Ti shko dhe jepu përgjigje qytetarëve shqiptarë për gjobat.

Rama: Ti je lideri real në terren i Partisë Demokartike, lideri i madh është ai që ke në Lalëz dhe ai tjetri është lidër virtual i PD-së. Do të mund me 25 prill!.

Rama po ashtu tha se maska do të mbahet gjatë deri në dalje të dimrit.

“Do të qëndrojë gjatë deri në dalje të dimrit. Frika më e madhe është se çfarë do të ndodhë gjatë dimrit.”- tha Rama.

Po ashtu Rama thumboi edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila tha se do të refuzojë që të vendosë maskën, ndërkohë që qytetarët nuk kanë para ta blejnë.

“Zonja i ka xhepat bosh dhe realisht nuk arrin dot. Zonja ka problem se i ka xhepat bosh. Është aty se vuan shumë për xhepat e shqiptarëve.”- tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here