Franca kthen 25 shqiptarë që kishin kërkuar azil. Policia e shtetit thirrje qytetarëve: Mos aplikoni, shancet që të fitoni janë zero

0
56

Policia e Shtetit njoftoi mbrëmjen e sotme mbërritjen nga Franca të 25 shtetasve që kishin kërkuar azil në vendin e BE, por kërkesa e tyre ishte refuzuar. Ajo theksoi që keto operacione riatdhesimi do të vijonë me të gjithë vendet e Bashkimit Europian.

Më pas Policia e shtetit iu bëri thirrje qytetarëve që të respektojmë rregullat e Schengen dhe të shmangin kërkesen për azil politik sepse shancet që diçka e tillë të aprovohet janë zero.

Njoftimi i plotë:

Riatdhesohen nga Lille, Francë, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë.

Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.

Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë muajve në vijim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Ndërkohë, Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka forcuar kontrollet në kufirin e gjelbër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here