Heqja e taksës së ndërtesës për hotelet për 2020, reagon Spahiu: Kërkesë mëse e drejtë e Shoqatës së Turizmit

0
126

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar ne nje postim ne Facebook lidhur me kërkesën e Shoqatës së Turizmit, e cila i kërkon bashkisë Tiranë të heqë taksën e ndërtesës për strukturat akomoduese për vitin 2020, duke e cilësuar atë si të drejtë.

Postimi i plote:

Kërkesë mëse e drejtë e Shoqatës së Turizmit.

Nuk ka asnjë kuptim që në kohë pandemie, kur të gjitha qeveritë janë angazhuar në subvencionimin e bizneseve të prekura nga pandemia, të ju vihen taksa, kur volumi i tyre ka rënë në 10% të atij normal.

Në mjaft sektorë, sidomos ai i shërbimeve, edhe ajo palo pagë që u dha, paga e luftës siç rëndom u quajt, pjesa më e madhe e saj u pagua taksa Bashkisë.

Mjaft të pyesësh një taksist dhe e kupton që atë që ju dha Rama ju mori Erioni edhe pse aktiviteti ishte zero.

Nuk kam pikën e besimit që Bashkia do të marrë parasysh këtë kërkesë të drejtë të Shoqatës së Turizmit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here