Vetting-u/ Manjani-Yuri Kim: Proces selektiv, s´kemi nevojë për Republikën e ambasadorëve…

0
114

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka reaguar pas një postimi të Ambasadës së SHBA, lidhur me procesin e Vetting.

Ish-ministri thekson se ne kemi nevojë për Republikën e Shqipërisë jo për Republikën e ambasadorëve.

Manjani, referuar deklaratës së Ambasadës, thekson se “tani ose nuk kanë parë gjë dhe deklarata është e gënjeshtërt, ose deklarata është e vërtetë dhe SHBA nëpërmjet ambasadës së saj, djallosi vettingun, gjykatat e sistemin drejtësisë në këtë vend”.

“Si ka mundësi që gjykatës e prokurorë të ndershëm e profesionistë përjashtohen dhe, për shumë më tepër arsye gjykatës e prokurorë të afiliuar politikisht kalojnë vetting-un?!

Nëse pavarësisht këtij konstatimi SHBA janë “të lumtura” me këtë vetting selektiv, atëherë o nuk e paskemi njohur SHBA, ose kjo e fundit keqpërfaqësohet në këtë pjesë të botës”, thekson Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

“…..nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vetingut të respektojnë ligjin” – deklaron Ambasadorja e SHBA në Shqipëri.
==========
Tani ose nuk kanë parë gjë dhe deklarata është e gënjeshtërt, ose deklarata është e vërtetë dhe SHBA nëpërmjet ambasadës së saj, djallosi vettingun, gjykatat e sistemin drejtësisë në këtë vend.

Pyetja që kërkon përgjigje është:

Si ka mundësi që gjykatës e prokurorë të ndershëm e profesionistë përjashtohen dhe, për shumë më tepër arsye gjykatës e prokurorë të afiliuar politikisht kalojnë vetting-un?!

Nëse pavarësisht këtij konstatimi SHBA janë “të lumtura” me këtë vetting selektiv, atëherë o nuk e paskemi njohur SHBA, ose kjo e fundit keqpërfaqësohet në këtë pjesë të botës.

Nejse, mbetem i bindur se reforma ka nevojë për korrektime, ndryshime e plotësime të domosdoshme. Dhe për këtë nuk mund të marrim leje në asnjë ambasadë. Siç nuk u mor leje për reformën zgjedhore dhe asgjë nuk ndodhi…

Kemi nevojë për Republikën e Shqipërisë jo për Republikën e ambasadorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here