Manjani: Rrotacioni politik është domosdoshmëri, një PS në pushtet do çonte në shkatërrimin e çdo balance demokratike

0
82

Nga: Ylli Manjani

Socialistët shqiptarë në vite kanë bërë gjëra të mira për Shqipërinë, pa asnjë dyshim.

Kanë qeverisur dhe kanë qenë oponecë politike. Kanë bërë gafa, por kanë vënë edhe standarde sjellje në politikë.

Kanë nxjerrë figura politike, por edhe kanë përzënë të tilla plot.

Kanë nxitur debatin politik, por edhe kanë kyçur gojën.

E bënë vendin me Kushtetutë, por edhe e dëmtuan konstitucionalizmin.

Kanë administruar pushtet dhe punë publike të tilla që kanë ndryshuar pamjen e vendit në mënyrë permanente. Për të mirë apo për të keq. Na pëlqen ose jo, por kjo është e vërteta.

Pra kanë bërë plot gjëra për t’u lavdëruar dhe për t’u kritikuar.

Edi Rama është pa dyshim pjesë e këtij realiteti të socialistëve.

Mirëpo radhën e kanë të dalin në opozitë. Shqipëria ka nevojë tashmë për opozitën socialiste të qëndresës, por edhe të kompromisit. Opozitën e çështjeve sociale, por edhe për opozitën që mbështet zhvillimin. Dhe socialistët e bëjnë mirë këtë punë.

Radha ka ardhur që ti shërbëjnë vendit si opozitë serioze. E fortë në numra, por edhe në argument.

Socialistët i kanë sjellë edhe dëme vendit, por Putinizmin nuk e pranojnë si filozofi politike. Ndaj u bën mirë edhe atyre vetë në opozitë.

Socialistët janë grupimi politik i vetëm që kanë ditur të lënë pushtet edhe kur kanë qenë shumicë elektorale.

Edi Rama është ende i ri për të dalë në pension, por është shumë i vjetër për tu përjerësuar në pushtet. Edhe atij vetë do ti shërbente një kohë në opozitë së pari për të parë ftohtësisht se çka bërë me vendin dhe së dyti për të reaguar energjikisht ndaj pushtetit i cili do synojë zhbërjen e disa gjërave që nuk mund të zhbëhen.

Unë nuk i uroj askujt as burgun e as pensionin, sepse politika ka nevojë për kontribues me përvojë. Urimet e premtimet me burgosje e me dalje në pension janë shkollë e vjetër dhe jo produktive.

Në demokraci politika ndryshon, qeveritë ndryshojnë, partitë ndërrojnë vend gjithmonë në të mirë të vendit. Kur bëhen pengesë, ato duhet të hapin rrugë.

Ndaj them se rrotacioni politik është domosdoshmëri. Por, e përsësris, jo i mjaftueshëm për të ndërtuar atë që kemi nevojë: Republikën Europiane të Shqipërisë.

Një PS në Opozitë do ishte një kontribut shumë i madh për Republikën Europiane të Shqipërisë.

E kundërta, një PS në pushtet tejnormales do çonte një shkatërrimin e çdo balance demokratike në vend. Një zhvleftësim të opozitarizmit dhe natyrshëm në një Putinizëm, të papranueshëm edhe për vetë socialistët.

Jam i bindur për këtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here