Denoncimi i fortë i Bashës: Rama-Ahmetaj, 24 milionë euro për Inceneratorin e Fierit dhe incenerator nuk ka!

0
78

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka denoncuar me forcë sot faktin se Kryeministri dhe Ministri i Rindërtimit kanë dhënë 24 milionë euro për të ashtuquajturin Incenerator të Fierit dhe incenerator në fakt nuk ka!

Gjatë një prononcimi për mediat Basha u shpreh se, tani mendojeni se çfarë mund të ishin bërë me këto 24 milionë euro” theksoi Basha, duke iu referuar krizës së rëndë ekonomike në vend.

“Kam ardhur sot të vizitoj disa prej pikave të grumbullimit apo të përpunimit të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Kjo është një thertore dhe pikë e përpunimit të mishit.

Në të gjithë Shqipërinë, sektori i bujqësisë dhe blegtorisë janë më të goditurit dhe arsyeja nuk është vetëm pandemia, si mund të kujtojnë disa, por se prej shtatë vitesh, fermeri shqiptar është më i braktisuri ndër fermerët e rajonit.

Pse e themi këtë? Sepse për 7 vite nuk e njeh më subvencionin. Paratë që duhet të shkonin për ta, para që janë të taksave – merren nga qeveritarët dhe shkojnë tek aferat korruptive.

Jemi në Lushnjë, por është në qarkun e Fierit. Dhe në Fier, në një lëndinë, ka një gardh që rrethon një gjysmë karabina të papërfunduar ku janë zhdukur deri më sot 24 milionë euro të taksave të shqiptarëve!

Kjo ndërtesë quhet në fakt Inceneratori i Fierit, por në fakt nuk ekziston. Është një gropë e zezë ku është përfshirë Kryeministri, Ministri i ashtuquajtur i Rindërtimit dhe figura të krimit të organizuar.

Vetëm për të kanë marrë nga taksat e shqiptarëve 24 milionë euro dhe incenerator nuk ka.

Për të mos folur që në vetvete është një aferë e dyshimtë korruptive.

Tani mendojeni se çfarë mund të bëheshin me 24 milionë euro. Me planin tonë mund të ndihmoheshin 24 mijë biznese, shumë më shumë se çka i gjithë qarku i Fierit për gjashtë muajt e ardhshëm që do të jenë të vështirë për ekonominë. Me 24 milionë mund të ndihmoheshin dhjetëra familje”, u shpreh Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here