Denoncimi i Berishës : Bashkëshorti i Spiropalit, mori tenderin per rikonstruksionin e zyrave të Albgaz –it në Fier

0
93

Ish–kryemistri Sali Berisha ditën e sotme ka denoncuar ne Facebook, skandalin që lidhet me bashkëshortin e ministres Elisa Spiropali, Salarjon Totaj i cili ka fituar një tender publik për rikonstruksionin e zyrave të Albgaz –it  në qytetin e Fierit. Sipas ish–kryetart te PD, skandalin e thellon edhe kostoja me të cilën janë kryer këto punime, që janë më të larta se kostoja reale por edhe rikonstruksioni i tyre ka qenë pa leje. Gjithashtu ish–kryemistri shtoi se këtë rikontruksion e ka inaguruar Rama.

Reagimi i plotë:

Salarjani i Spiropalit te thane ne tendera.

Edvin Hajduti inauguron punimet e tij.

Ndertimi eshte pa leje.

Nga objekti nuk jane larguar mbetjet toksike

Pala italiane refuzon te marre ne dorezim objektin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje z.Berisha,

Po ju dërgoj një informacion mbi skandalet e pambarimta të Rilindjes!

Sot ministresha zonja Balluku së bashku me Kryeministrin Rama do inagurojnë një “vepër” Zyrat e Albgaz SHA Fier që janë rikonstruktuar dhe janë ndërtuar magazinat me fondet e TAP-it.

Këto punime dhe ndërtime janë kryer me kosto shumë të lartë nga ?mimet normale nga një  firmë ndërtimi fantazmë nën “menaxhimin” dhe “mbikqyrjen” e drejtëpërdrejtë të bashkëshortit të Mamica Spiropalit zotit Salarjon Totaj, që deri në momentin që u miratuan fondet në buxhetin e Albgaz SHA dhe derisa sa u shpall tenderi ka qenë anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Albgaz SHA. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Ju lutem bëjeni publike këtë pyetje për zonjën Balluku dhe z.Rama…

  1. A KANË LEJE NDËRTIMI KËTO OBJEKTE?
  2. NËSE PO KUR DATON LEJA E NDËRTIMIT, DHE SA KOHË PAS PËRFUNDIMIT TË PUNIMEVE ËSHTË DHËNË KJO LEJE?
  3. A KA SUBSTANCA TË RREZIKSHME NË KËTO OBJEKTE DHE A JANË ASGJËSUAR APO ZHVENDOSUR ATO?

Ja këto janë “sukseset” e “punëve të mbaruara” të Rilindjes z.Berisha!

Ju lutem publikojeni këtë skandal të rradhës të kësaj qeverisje të papërgjegjshme që inaguron objekte shtetërore pa leje ndërtimi dhe me substanca të rrezikshme për jetën e punonjësve, sa që për këto arësye firma mirëmbajtëse e tubacionit TAP(me aksionerë SNAM ITALIA)  e cila do administrojë këto objekte Qendra e Mirëmbajtjes Fier, më konkretisht pala italiane ka refuzuar të marrë në dorëzim këto objekte!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here