Berisha “shpërthen” ndaj Ramës: “As i djathtë, as i majtë, por shpirt katran”

0
100

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një video ku denoncon politikat e ndjekura nga Kryeministri Edi Rama dhe Rilindja e tij.

Në video, shfaqet Rama kur thotë se “kur i majti shikon një lypës në rrugë, thotë se ka një gjë që nuk shkon me këtë shoqëri”.

Në vijim, video përmbledh raste të ndryshme kur policë të Erion Veliajt shfaqen kur i rrëmbyejnë produktet bujqësore një nëne, që mundohet të nxjerrë bukën e gojës, apo kur nga OSHEE i pritet energjia një të moshuareje, e cila nuk ka para të paguajë faturën mujore.

“As i djathtë as i majtë, por shpirt katran! Ndiqeni videon”, shkruan Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here