Protestat në Kirgistan, Meta mesazh të fortë Ramës: Të gjithë meritojnë zgjedhje të lira!

0
96

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh të koduar kryeministrit Edi Rama, teksa kujton protestat popullore në Kirgistan, që çuan në anulimin e zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre.

Teksa edhe Presidenti ka paralajmëruar protesta pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ai thekson në mesazh se qytetarët e të gjitha vendeve të hapësirës së OSBE-së meritojnë zgjedhje të lira e demokratike!

POSTIMI:

Pas protestave popullore në Kirgistan, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori vendimin për anulimin e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara së fundi në Kirgistan dhe vendosi përsëritjen e tyre në një kohë të afërt.

Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes popullin kirgiz për guximin e treguar në denoncimin e parregullsive masive, veçanërisht atë të blerjes së votave nga forca pranë pushtetit, si dhe në përballjen me cënimin e rëndë që ju bënë lirive e të drejtave themelore të tij, duke i mohuar të drejtën për zgjedhje të lira e demokratike.

Qytetarët e Kirgistanit, si qytetarët e të gjitha vendeve të hapësirës së OSBE-së, meritojnë zgjedhje të lira e demokratike! ?????

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here