Mbyll misionin në Tiranë/ Kryemadhi pret Ambasadorin e Vatikanit: Jo një lamtumirë, por një mirupafshim…

0
152

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka pritur në zyrën e saj gjatë ditës së sotme Nuncin Apostolik Imzot Charles John Broën pasi ai ka mbyllur misionin e tij në Shqipëri pas 3 vitesh në krye të përfaqësisë diplomatike të Vatikanit në Tiranë

“Shqipëria është një vend i mrekullueshëm që ja vlen për t’u rikthyer dhe pse jo për ta quajtur ‘shtëpinë e tij’”, citon Kryemadhi deklaratën e diplomatit në një shenim në facebook.

Ja postimi i plotë:

Jo një lamtumirë, por një mirupafshim!

Nunci Apostolik Imzot Charles John Broën mbylli misionin e tij në Shqipëri pas 3 vitesh në krye të përfaqësisë diplomatike të Vatikanit në Tiranë. Në një takim miqësor dhe të ngrohtë Imzot Charles John Broën më shprehu dëshirën dhe më premtoi se do të rikthehet sërish në Shqipëri. Ai do të vijojë misionin e tij në Filipine, por më tha se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm që ja vlen për t’u rikthyer dhe pse jo për ta quajtur ‘shtëpinë e tij’.

Familja e fortë, mikëpritja, besa dhe të gjitha vlerat më të mira të kombit tonë janë trashëgimia më e çmuar, për të cilat duhet të punojmë fort, me besimin në Zot dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here