Kriza, Kosova dyfishon subvencionin për bujqësinë, e çon në 48 milionë euro…

0
159

Kosova ka dyfishuar subvencionin për sektorin e bujqësisë me synim përballimin e krizës ekonomike që shkaktoi pandemia.  Lajmin e dha vetë Kryeministri Avdullah Hoti në rrjetet sociale:

“Dyfishim i subvencioneve për bujqësi – shkroi Hoti në 6 tetor. – Sot në takim me disa nga vreshtarët dhe verëtarët e komunës së Rahovecit, kemi shpalosur prioritetet e Qeverisë në përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID 19, për dyfishimin e subvencioneve në sektorin e bujqësisë dhe në disa fusha të tjera që ndikojnë në zhvillimin e këtyre sektorëve.

Nga 24 milionë, janë bërë 48 milionë euro për subvencione në bujqësi. Për vreshtat, subvencionet rriten nga 1 mijë në 2 mijë euro për hektarë, ndërkaq për litër të verës rriten nga 4 cent në 8 cent për liter.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here