Direkte nga Kuvendi/ Deputeti Gjoni shpërthen ndaj komisionerit: Çfarë do ky hungarez këtu, besnik i Orbanit?

0
81

Me një maskë ku shkruhej “Albania is no Soviet Union”, deputeti Ralf Gjoni mori fjalën në seancën e sotme të Kuvendit, pas fjalimit të komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelyi, duke akuzuar këtë të fundit për thënien e të pavërtetave në progres-raportit të zgjerimit.

“Do kisha preferuar që komisioneri të angazhohej dhe në një seancë të posaçme bashkëbisedimi me deputetët  e Kuvendit ashtu siç e bën dhe në Parlamentin europian. Kjo nuk ndodhi dhe për këtë arsye kam veshur këtë maskë në shenjë proteste për mënyrën se si organizohen vizitat e komisionerëve europianë në Shqipëri. Kjo maskë do të thotë që Shqipëria nuk është Bashkim Sovjetik. Besoj se kanë mbaruar kohët kur Krushovi vinte në Shqipëri dhe gjente një tufë delesh dhe duartrokasin për çdo gjë. Varhelyi ka thënë disa të pavërteta në raportin e fundit të Komisionit Europian dhe dua të përqëndrohem vetëm tek një. Ka thënë se janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për reformën zgjedhore në Shqipëri dhe lavdëroi 5 qershorin. Kjo është e pavërtetë do i thoja Varhelyit sot nëse do të ishte këtu sot. Janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të luajtur me reformën zgjedhore dhe përpjekje për të ruajtur statuskuonë.  Varhelyi, ka ardhur koha që në Shqipëri të flasim si homologët tanë europianë dhe të flasim me zërin e së vërtetës dhe pa kompleks inferioriteti dhe t’i themi disa të vërteta në sy”, tha Gjoni.

Më tej ai iu drejtua me tone të ashpra komisionerit duke vënë në pah origjinën e tij hungareze, vend që drejtohet nga Viktor Orban, si edhe faktin që emërimi i tij u përshëndet nga presidenti serb Vuçiç dhe ai i republikës Srbska, Milorad Dodik.

“Është komisioneri i zgjerimit dhe përfaqëson Viktor Orbanin, një nga liderët më autoritarë sot në BE, vendi i të cilit ka dalë me nota jashtëzakonisht negative nga raporti i fundit prej Komisionit për sundimin e ligjit në vendet e BE. Emërimi i Varhelyi është e njohur u përshëndet nga dy liderë në rajon, Vucic dhe Dodik i republikës Srbske personi që vepron për hir të Moskës në Ballkan për të destabilizuar Bosnja Hercegovinën dhe për ti shërbyer interesave ruse në rajon. Varhelyi duhet ta dijë se Shqipëria nuk i përket këtij klubi por i përket klubit euroatlantik. Nuk ka vend për vlera sovjetike, Putini në këtë vend. Varhelyi nuk duhet të kthehet në një teknokrat të rëndomtë Brukseli për raportet e radhës për të legjitimuar krimin që po përgatitet në këtë vend në virgjilje të zgjedhjeve të ardhshme. Nuk mund të ketë zgjedhje të lira me komisionerë politikë që numërojnë votat. T’iu gënjej mendja që do të jeni deputetë. Çfarë do Varhelyi, një Shqipëri autokratike, ky hungarez besnik i Viktor Orbanit? Që fëmijët tanë të rriten mes kriminelëve. Çfarë kërkon Varhelyi që Shqipëria të mbesë me pensionistë si Spartak Braho, apo me gra të mbuluara, apo me Erdoganistë, ne jemi vend euroatlantik. Kodin ta çojmë në Kushtetuese që të mos zhvillon me këtë kod elektoral”, tha Gjoni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here