Demokratët tjetër padi për shpifje ndaj Erion Veliaj: Është pjesë e fushatës së qëllimshme denigruese të PS

0
131

Partia Demokratike ka kallëzuar për herë të dytë në Gjykatën e Tiranës, kryebashkiakun Erion Veliaj.

Burime pranë PD bëjnë me dije se në cilësinë e drejtuesit të fushatës elektorale të PS, Erion Veliaj, është kallëzuar për shpifje, për herë të dytë brenda një jave.

Mësohet nga Gjykata e Tiranës se shkak janë bërë disa akuza të reja të kryebashkiakut të Tiranës.

Gjatë daljeve publike, Veliaj ka thënë se “disponon prova që Lulzim Basha mori një makinë 130 mijë euro nga një prej kontraktorëve për të lënë protestën tek Astiri”.

Sipas padisë së demokratëve, pjesë e fushatës denigruese për të dëmtuar imazhin e kreut të opozitës janë edhe akuzat e Veliajt se “PD është një çetë që vë gjoba dhe që u bie biznesmenëve për të marrë një vilë apo një makinë”.

Për këto akuza, kërkohet nga gjykata dënimin i Erion Veliajt për shpifjet e përsëritura kundër Kryetarit të PD, Lulzim Basha, me qëllim dëmtimin e imazhit dhe përfitimin në zgjedhjet e ardhshme.

“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në kallëzimin e ri penal, të ngritur për shpifje nga opozita kundër Kryetarit të Bashkisë s Tiranës, Erion Veliaj./Panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here