Tabuja u shkel, çfarë do të ndodhë tani? Meta sot në një intervistë që nuk duhet humbur…

0
109

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të jetë i ftuari i gazetares Sonila Meço në një intervistë ekskluzive për emisonin “Tempora” në RTV Ora.

Votimi i djeshëm në Parlament i Kodit të ri Zgjedhor, shkelja e Marrëveshjes së 5 Qershorit, përplasja në distancë përmes deklaratave me kryeministrin Edi Rama dhe zgjedhjet parlamentare të 25 prillit priten të jenë temat kryesore të diskutimeve në studio.

Kujtojmë se pak minuta më parë, presidenti Meta publikoi edhe emrat e 97 deputetëve që votuan PRO ndryshime kushtetuese dje në parlament duke i quajtur “lista e 97 emrave që kanë ngritur dorën për të bllokuar integrimin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”.

Këto e shumë tema , sot në ora 21:00, Ilir Meta në “Tempora”. Një emisionin për të mos u humbur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here