Sherri në Elbasan, arrestohet i riu, 6 të tjerë në kërkim…

0
172

Një person është vënë në pranga dhe gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia, lidhur me sherrin e ndodhur dy ditë më parë në qytet.

Metin Mehja, 23 vjeç u vu në pranga.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim K. Xh., 38 vjeç, M. G., 27 vjeç, U. G., 22 vjeç,  E. T., 23 vjeç, B. H., 29 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, në ambientet  e brendshme të një lokali në lagjen “Haxhias”, kanë plagosur duke i goditur me sende të forta shtetasit E. B., 24 vjeç dhe E. B., 21 vjeç (vëllezër), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE  Kryeprokurori Çela: Elbasani po kontrollohet nga krimi

“Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim., ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia lokale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here