Ish-deputeti Gert Bogdani i ftuar në Fax News foli në lidhje me progres raportin e BE-së për Shqipërinë, lidhur me ecurinë e procesit të integrimit në BE, vitin e fundit, tha se është për t’u shqetësuar fakti që në raport përmendet marrëveshja e 5 qershorit, ku thuhet se pavarësisht se është bërë arritje e madhe qeveria ka kryer ndryshime pa dakordësinë e opozitës.
“Është për t’u shqetësuar fakti ku përmendet çështja e 5 qershorit, ku thuhet se megjithëse është bërë një arritje shumë e madhe, qeveria ka filluar me ndryshimet kushtetuese, dhe më pas me kodin elektoral, pa dakordësinë e palëve dhe thuhet se klima politike është e tensionuar dhe ka nevojë për një debat më të gjerë. Thuhet se është gati për tryezën në varësi sesi do të fillojë procesi për çështjen e tjera.
“Kjo është për t’u parë se cila do të jetë rruga është për t’u shpalosur në javët në vijim do të diskutohet mes ekspertëve dhe përfaqësuesve të opozitës. Dy gjëra janë të rëndësishme që të gjejnë opozitën gati është programi elektoral si dhe përzgjedhja ekipit me të cilin do të përfaqësohet përballë shqiptarëve opozita.”- tha Bogdani.