PS voton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, reagon ashpër Xhixho: Vendim antikombëtar që goditi rëndë të ardhmen europiane të vendit!

0
99

Ish deputetja e LSI Erisa Xhixho, ka rwaguar ashper nepermjet nje postimi ne Facebook pas votimit te njeanshem per ndryshimet ne kodin zgjedhore nga parlamenti.

Teksa publikon edhe deklaraten e Përfaqësuesit për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, Xhixho shprehet se vendimi i sotshem ishte vendimi qe goditi rende te ardhmen europiane.

Postimi i plote:

Një vendim antikombëtar që goditi rëndë të ardhmen europiane të vendit!
Sot u mbyllen listat duke i hequr mundësinë qytetarëve të zgjedhin përfaqesuesit e tyre në Parlament, u shkel Kushtetuta dhe u cenuan standartet e zgjedhjeve të 25 Prillit !

Kjo eshte dhe deklarata e Përfaqësuesit për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, Eurodeputeti Michael Gahler:

Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet.

Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit ti kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here