Presidenti Meta dhe kreu i shtetit bosnjak, Xhaferoviç, në konferencë të përbashkët shtypi: Duhet të fuqizojmë bashkëpunimin…

0
101

Presidenti Ilir Meta ka pritur mëngjesin e sotëm në Presidencë kreun e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç, i cili do të jetë në Shqipëri për një vizitë dyditore.

Presidenti Meta dhe homologu i tij bosnjak kanë dalë në një konferencë të përbashkët shtypi.

Në fjalën e tij, Presidenti boshnjak Xhaferoviç ka thënë se duhet Bosnja e Shqipëria kanë marrëdhënie dypalëshe të mira, por duhet të fuqizojnë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik.

Ndërsa kreu i shtetit Ilir Meta, ndër i beri thirrje qeverisë se duhet të hapë ambasadën shqiptare në Sarajevë përpara 25 prillit.

Më tej, Presidenti Meta tha se ka folur me homologun boshnjak për të gjitha çështjet e marrëdhënieve dypalëshe, por edhe në rrafshin rajonal.

Mes të tjerash, Kreu i Shtetit Shqiptar theksoi se Shqipëria do vijojë të mbështesë fuqishëm Bosnje-Hercegovinën në të gjitha proceset evropiane dhe euro-atlantike.

Pavarësisht rrethanave të pandemisë, kryetari ishte i angazhuar për të zhvilluar këtë vizitë. Gjatë takimit diskutuam për të gjitha cështjet e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në rrafshin rajonal. Ramë dakord që marrëdhëniet të forcohen me një ritëm të ri, në mënyrë që të bashkojmë përpjekjet jo vetëm mes dy vendeve, por edhe në vendet e rajonit, që t’iu japim të rinjve një të ardhme më të shpejtë evropiane.

Dialogu shumë i mirë politik, që kemi pasur në nivel presidencial, besojmë se do të nxitet edhe në të gjithë nivelet e tjera. Në mënyrë të veçantë të rrisim shkëmbimet ekonomike dhe tregtare, si dhe të bashkojmë përpjekjet mes dy vendeve për të përmirësuar infrastrukturën. Konfirmova me kënaqësi rritjen e numrit të vizitorëve nga Bosnje-Hercegovina, por do na duhet të nxisim më shumë mekanizmat për të rigjallëruar ekonomitë tona.

Ne jemi dy vende që do të përfitojmë nga një mbështetje afatgjatë nga BE, nëpërmjet planit evropian për ekonominë, që do të shpallet pas dy ditësh. Shqipëria ka qenë gjithmonë në krah të Bosnje-Hercegovinës dhe do vijojë të mbështesë fuqimisht këtë vend në proceset evropiane dhe euro-atlantike”, tha Meta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here