Andi Bushati- Juri Kim: Deklarata juaj qesharake… Ka mbetur vetëm ta shpallin Edin ‘burrë shteti’

0
98

Votimi i njëanshëm i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga ana e PS-së solli një varg reagimesh ndërkombëtare, të cilat theksonin se këto ndryshime u bënë pa marrëveshje mes palëve, duke hedhur poshtë marrëveshjen e 5 qershorit. Por Ambasada e SHBA-së në Tiranë, shprehu vetëm keqardhje që mazhoranca shkeli marrëveshjen.

Deklarata e Ambasadës së SHBA në Tiranë rreth miratimit ka marrë reagime negative nga shumë analistë shqiptarë, ku ndër ta Andi Bushati ka reaguar duke thënë se kjo ishte një tjetër deklaratë qesharake e rruges Elbasanit.

Reagimi i plotë i Andi Bushatit:

Nje tjetër deklaratë qesharake e rruges Elbasanit.

1) Kuvendi e kishte tagrin për ndryshimin e Kodit. Po ateherë pse i lodhen kot ata pa tagër që i thirrën në ambasadë në qershor?

2) Ndryshimet nuk e shkelin po e plotësojne 5 qershorin. Po ato dy nenet ku filitet për koalicione të përbëra? Apo VK, kush i mban mend.

3) E vetmja vërejtje për Ramën është që mund të bëhej pak çun më i mirë dhe të jepte konsensus.

Tani ska mbetur gjë tjetër veçse në 25 prill ta shpallin Edin ‘burrë shteti” dhe ta falenderoi zotin Luli Basha që i besoi symbyllur që prej 14 janarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here