Organizonte lojëra fati të paligjshme, arrestohet 51-vjeçari…

0
163

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R.H, në lagjen “5 Maji” të Elbasanit, në subjektin e tij “Bar-Kafe”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundërligjshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here