Vasili publikon dokumentet: Biznesi i qeverisë me Arbitrazhet, si bashkë-grabitje e parave të shqiptarëve!

0
131

Lëvizja Socialiste për Integrim ka nxjerr zbuluar alibinë e Edi Ramës që qeveria e tij nuk ka humbur asnjë çështje në Arbitrazh.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili teksa ka publikuar dhe dokumente nga rastet e humbur, shprehet përmes rrjeteve sociale, se kryeministri jeton dhe gjallon vetëm për të gënjyer.

 

Postimi i plote:

 

Biznesi i qeverise me Arbitrazhet, si bashkegrabitje e parave te shqiptareve !

Kryeministri jeton dhe gjallon vetem per te genjyer.

Sot Kryeministri tha se:

“Kemi fituar procese në Arbitrazh, por nuk kemi humbur asnjë proces deri në këto momente. “- tha Edi Rama.

Por e verteta qendron krejt ndryshe.

Qe ne 2017 Edi Rama eshte i informuar, me shkrim nga Ministri i Drejtesise, se dhjetra milion euro ishin humbur dhe rrezikonim humbjen e 2 miliard eurove te tjera, sipas informacionit te pergatitur nga vetë Avokatura e Shtetit.

Por Edi Rama nuk levizi as gishtin, nuk beri asnje veprim, nuk organizoi qofte edhe nje mbledhje te vetme, nuk firmosi asnje urdher te vetëm per ndalimin e kesaj baderdie me prishjen e kontratave te cilat shkonin te gjitha ne Arbitrazh.

Eshte shume e qarte tashme se Qeverise i interesonte ky “Biznes i ri i Arbitrazhit”, qe firmat te padisnin shtetin ne arbitrazh dhe pastaj qeveri – biznes te ndanin me njeri tjetrin parate e taksave te shqiptareve.

Fotografia e Petrit Vasili
Fotografia e Petrit Vasili
Fotografia e Petrit Vasili
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here