Refleksion për mbledhjen e sotme të dy qeverive në Tiranë

0
111

Nga: Sali Berisha

Miq, sot ne Tirane u zhvillua mbledhja e gjashte e radhes midis narkoqeverise se Tiranes dhe qeverise se Kosoves.

Si ne te gjitha mbledhjet e meparshme u firmosen shume marreveshje, u be fjale per shume projekte ne 3D e 6D etj.
Une kam pershendetur me sinqeritet mbledhjen e pare madje edhe te tjera por mjerisht bilanci i te gjitha mbledhjeve te perbashketa dhe politikes se 7 viteve te fundit te Edvin Kristaq Zografit ndaj Kosoves eshte jo zero por i frikshem rrezikshem dhe thellesisht negativ. Ky bilanc mund te permblidhen ne:
1- Perpjekje antikombetare nga Zografi bis per ndarjen dhe coptimin e Republikes se Kosoves
2-Rikthimi i luftes se ftohte si ne kohen e Enver Hoxhes ndaj Prishtines zyrtare dhe udheheqjes politike te Kosoves
3- mbeshtetje per njohje nderkombetare nga Tirana per Kosoven
4-Bllokimi nga Franca, per shkak te Shqiperise i krimit te organizuar shqiptar, i liberalizimit te vizave per Kosoven
5-Zero investime ne 7 vite nga Tirana per projekte te integrimit midis dy vendeve
6-Vendosja nga Edvin Kristaq Zografi Bis i takses antikombetare, antikosove dhe antiveri ne Rrugen e Kombit
6-Linja e nderlidhjes energjitike Tirane – Prishtine e projektuar, financuar nga qeveria gjermane dhe tenderuar para vitit 2013 ende nuk funksionon
8-Dhjetra marreveshje, te gjitha paperjashtim ne leter dhe projekte ne 3D

Miq, ne tete vite para ketyre, 2005-2013 nuk pati asnje mbledhje te perbashket te dy qeverive por:
1-Pavaresia e Kosoves u shpall ne Tirane ne qershor te vitit 2007 nga Presidenti Gerorge W Bush
2-U lobua prane dhjetra e dhjetra vendeve per njohjen e shtetit te pavarur te Kosoves
3-Shqiperia angazhoi juristet me te famshem te Europes per mbrojtjen e Pavaresise te Kosoves te paditur ne Serbia ne Gjykaten Nderkombetare te OKB ne Hage dhe Kosova fitoi
4- Kerkesat e Beogradit per “shkembim territoresh, ndryshim kufinjsh te Kosoves moren pergjigje kategorike negative nga Tirana dhe Prishtina zyrtare
5-u ndertua Rruga e Kombit dhe te gjitha rruget qe lidhin Shqiperine me Kosoven si:
-rruga Sopot – Qafe Morine,
-rruga Golaj – Qaf Prush
-pjesa me e veshtire e rruges Kukes Shishtavec.
6-u hodh ideja dhe u lobua per
Hekurudhen Tirane – Prishtine.
7-U projektua, u sigurua financimi dhe u tenderua autostrada energjitike midis dy vendeve, e cila akoma nuk eshte vene ne perdorim
8-u ndertua autostrada dixhitale Tirane – Prishtine.
9- u hodhen bazat e bashkimin te sistemit arsimor, doganor etj.
Te gjitha keto me zemer dhe pa asnje mbledhje te perbashket midis dy qeverive.

Ju siguroj miq se une nuk jam kunder mbledhjeve te perbashketa dhe falenderoj qeverine e Kosoves per promovimin e idese se hekurudhes Prishtine- Tirane, por duke perfunduar ju ftoj te urojme qe shqiptaret te shpetojne nje minute e me pare nga mbledhjet fallco te Edvin Kristaq Zografit. sb
Fotografia e Sali Berisha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here