Pas infektimit të çiftit presidencial amerikan me Covid 19/ Kryemadhi: Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për shërimin e tyre…

0
108

Presidenti amerikan, Donald Trump ka rezultuar pozitiv me COVID-19 së bashku me bashkëshorten e tij, Melanie. Një muaj para zgjedhjeve presidenciale Trump duhet të karantinohet dhe të luftojë me COVID-19, teksa mësohet se është infektuar nga këshilltarja e tij mediatike, Hope Hicks.

Bashkë me bashkëshorten ata do e kalojnë në karantinë COVID-19, teksa ka dhënë mesazhin se ”Do e kalojmë këtë së bashku”. “Këtë mbrëmje, Melanie dhe unë testuam pozitivisht për COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe shërimit menjëherë. Do ta kalojmë këtë BASHKË!”- tha Trump.

Infektimi i çiftit presidencial në Shtëpinë e Bardhë ka sjellë reagime në shumë vende të botës.  Mes liderëve dhe politikanëve që i kanë uruar shërim të shpjet Presidentit Trump dhe bashkëshortes së tij është dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

“Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për një shërim të shpejtë për Zonjën e Parë Melania Trump dhe Presidentin e SHBA Donald Trump”,- shkruan Kryetarja e LSI.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here