Fuga: Çfarë na jepni me një dorë, mos na e merrni me tjetrën! Ne si qytetarë na rroftë…

0
183

Akademiku dhe profesori Artan Fuga ka bërë një reagim në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë tha se ata që i quajnë oligarkë paguajnë tre herë më shumë taksa.

Në një status në Facebook, Fuga i drejtohet qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama duke i thënë se e vërteta është se ata kanë fituar tre herë më shumë.

Fuga i thotë qeverisë se ato para që i jep me njërën dorë, të mos ia marrë me dorën tjetër.

Reagimi i Artan Fugës

Çfarë na jepni me një dorë, mos na e merrni me tjetrën!

Ju lutem pak më korrektë kur arsyetoni ekonomikisht! Unë e kuptoj Kapitalin e Marksit nuk e keni lexuar, i vështirë shumë ai, ju dhemb koka, por as Rikardon, lëre pastaj Kejnesin, ose po të doni Ëalrace, a Hayek! Dakord, lexoni Ushtarin e mirë Shvejk!

Por mos na thoni lemerira që nuk ka dashamirës që i ha!

Rrit pagën?

Kjo është pa kuptim fare në ekonomi o shokuuuuuu! Se nëse lekët që m’i jep për pagë, a pension, a për fakirllik, poqese m’i merr me dorën tjetër, më ke rrejt dhe më ke shujt!

Paguan taksa tre herë më shumë oligarkët – thotë!

Po ja mo shok e ke thënë vetë, di ekonomi apo ja fut kot? Domethënë kanë fituar së paku tre herë më shumë!

Edhe kur ul taksën si premton, mirë ma ul, por ama mos thuaj se do të ul edhe buxhetin publik, se pastaj ma nxjerr nga hunda!

Kategoritë e ekonomisë janë një sistem në ekuilibër dhe nuk raportohen kështu, sepse kthehen në propagandë për idiotët pastaj!

Mos na ofendoni si idiotë kështu se nuk ka pikë lezeti!

Ja e thotë kaq me mjeshtëri edhe Klotilda Kola te projekti TikTok corruption Albania, i ndërmarrë nga MediaLook Center, me mbështetjen e Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim!

M’i jep lekët, dhe pa i marrë akoma m’i rrëmben me dorën tjetër dhe më le në shi, se më thuaj paguaj drita, ujë, ilaçe, shkolla, etj., dhe ne si qytetarë na rroftë paga që na rrit a taksa që na ul, a ku e di unë!

Ju lutem mos na trajtoni si imbecilë!

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here