Mos e dehumanizoni Artin, Kamenica!

0
103

Nga Elona Caslli

Kamenica, prania juaj në krahët e vrasësit me pagesë të kulturës, artit dhe trashëgimisë kulturore në vend, është as më pak e as më shumë veçse një dehumanizim i plotë i artit.

Për të qenë më konkrete në vëzhgimin tim, po ju sjell në vëmendje një shkrim që e kam bërë kohë më pare lidhur me artistët që kanë firmosur pro shembjes së Teatrit Kombëtar.

Afria juaj me vrasësin me pagesë në krye të bashkisë, është një firmë më tepër në shkatërrimin përfundimtar të artit dhe kulturës shqiptare.

Ju ftoj në lexim Kamenica.

Dehumanizimi i Artit

Për Ortega i Gasetin, prova e dehumanizimit të artit është në divorcin që ekziston mes artistit dhe publikut.

Artistët që kanë firmosur peticionin për shembjen e Teatrit Kombëtar e kanë dehumanizuar artin e tyre dhe kanë bërë një divorc me publikun.

Në vende të ndryshme flitet shpesh për publik të dehumanizuar, pra për atë grup qeniesh që nuk janë më krijesa njerëzore dhe kovertohen në objekte të numërueshme, të prodhuara në seri, të formuara nga një edukim i standardizuar, të ngujuara në zyra dhe të shkundura çdo ditë nga lajmet që lëshohen nga televizioni.

Ndërkohë artisti është i Vetmi Par Excellence, i çmenduri, që në sajë të çmendurisë së tij, paaftësisë së tij për t’u përshtatur, rebelimit të tij, ka ruajtur atributet më të çmuara të qënies njerëzore.

Në Shqipëri, peticioni i firmosur nga ky grup artistësh e ka përmbysur situatën.

Publiku është kthyer në artist dhe artisti është kthyer në publik. Nuk kemi publik të dehumanizuar. Kemi artistë që dehumanizojnë artin.

Këta artistë duhet të kuptojnë se fillimisht njerëzorja duhet luajtur në jetë, e mandej në skenë.

Qytetaria nuk është rol, që vendos ta luash ose jo. Qytetaria është detyrë dhe mbi të gjitha është detyrë e shenjtë për një artist.

Post Scriptum- Bazuar tek ” Njerëzit dhe Ingranazhet”.- Ernesto Sabato

 

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor
Image may contain: night
Image may contain: one or more people
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here