Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u ndal në emisionin Çim Peka LIVE te pika e pestë e planit, që parashikon mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj.
“Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambientet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambienteve të punës.
“Kjo është një masë për gjashtë muaj, nuk mund të them se është një masë afatgjatë.
Pas takimit me përfaqësuesit e këtyre bizneseve, ajo që vë re është një gjendje paniku dhe depresioni, e cila në ekonomi shumë e rëndësishme. Kjo është një masë realiste dhe një përkrahje psikologjike për biznesin. Që ta dijë se do ketë në krah shtetin,” tha Basha.
“Shqipëria nuk është e pasur, por as nuk është e varfër. Ajo është e grabitur. Rama nuk e ndali vjedhjen as gjatë tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Në kulmin e pandemisë bënte tendera sekretë. Nuk është se nuk ka para, por paratë vidhen.
Në kulmin e pandemisë, ky ka shtuar vjedhjet. Pastaj është problemi i taksave. Kemi taksat më të larta në rajon. Edhe taksat ua merr, edhe lekët ua vjedh,” tha kreu i opozitës.
“Në ministrinë e Ekonomisë e Gjermanisë më thanë se si ka mundësi që Shqipëria, me atë bregdet, pa probleme etnike, ka vetëm 300 milionë euro investime gjermane, kurse Maqedonia ka 3 miliard euro investime gjermane,” tha Basha.