Avokati: Hapja 100% e listave thërret intelektualët, jo servilët

0
130

Për avokatin Adriatik Lapaj, PS-ja ka propozuar një formular që nuk i hap listat,por i mban të mbyllura. Lapaj thekson se listat plotësisht të hapura krijojnë flukse dhe nxjerrin sa më shumë qytetarë në zgjedhje. Sipas tij, fluksi i votuesve, është gjithmonë kundër pushtetit. Për avokatin, hapja 100 për qind e listave krijon shans real për demokratizimin e brendshëm të partive.

“Propozimi që ka çuar mazhoranca në terma të gjuhes shqipe, quhet i hapur por është i mbyllur. Mazhoranca ka propozuar një formular që nuk i hap listat por i mban me renditje që bën kryetari i partisë. Në 99 për qind të rasteve, mbeten të mbyllura sipas variantit të tyre. Hapja e listave i shërben frymës, nxjerr sa më shumë qytetarë në zgjedhje.

Në listat e mbylluar ndodh që do të votojë dike tjetër, jo listën e kryetarit. Lista e hapur të jep një ofertë serioze politike dhe del e voton, i krijon mundësi opozitave që të kenë fluks në zgjedhje dhe fluksi gjithmonë është kundër pushtetit. Listat e hapura krijojnë probabilitet më të madh edhe brenda partive të vogla që të kenë një rezultat më pozitiv. Që 33 kandidatët e Tiranës të jenë në garë më njëri-tjetrin dhe asnjë mos të jetë paracaktues si fitues.

Duke qenë të gjithë në garë, mund të bëjë 500 a 2000 vota dhe mund të arrijnë 1 a 2 mandate. Nuk e vendos kryetari karrierën tënde por sjellja jote me qytetarët. PS duhet patjetër t’i japë elektoratit mundësinë të zgjedhë. Nëse ato mendojnë se kjo është e drejta për ta, atëherë të pranojnë një sistem të dyfishtë. Partitë të zgjedhin vetë formulën. Nuk mund t’ua heq të drejtën partive të tjera që të kenë mundësinë që të shkojnë në listat e hapura”,- tha në ”Vizion Plus”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here