Zgjedhorja, Lubonja: Ja truku që përdori Rama! Këta tanët shkojnë drejt humnerës nëse nuk janë ndërkombëtarët

0
92

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 me Sokol Ballën komentoi aktualitetin politik.

“Pakënaqësia ime ndaj shqiptarëve është që presin që të drejtën, arbitrin tua bëjnë ndërkombëtarët. Sa kohë që presim të vendosë Soreca apo Yuri Kim për ne, ne mbetemi në infantizëm. Ata mund të mos jenë arbitrit më të mirë për çështjet tona, disa herë edhe nga mosnjohja.

Tani u vërtetua se ne këta jemi, dhe po të mos jenë ata ne jemi gati të shkojmë në rrugën e humnerës. Mendimi im është se Rama e përdori tezën e listave të hapura se kishte qëllim tjetër për të thënë që kjo nuk shkon me koalicionet, në momentin që i hoqi koalicionet gjeti një truk për t’i mbyllur edhe listat”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here